Site icon Telegrafi

Sandale të sheshta, jo taka!

Janë vetë përfaqësuesit e modës që e konfirmojnë një fakt të tillë, të cilët e ndalojnë në mënyrë kategorike mbajtjen e takave të larta këtë verë. Sipas tyre, me to jo vetëm që do të lodheshit, por edhe do të dukeshit demode.

Për më tepër, që takat këtë verë nuk i preferojnë as yjet e kinemasë apo botës së modës, prandaj nëse doni që të jeni bashkëkohore si ato, mbani vetëm sandale të sheshta. /Telegrafi/
 

Exit mobile version