Telegrafi

Me sandale, Mercedes S350d dhe dashnoren drejt kurorës së mbretit (Foto)

Princi i kurorës i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, 64 vjeç, u fotografua teksa largohej nga Gjermania në drejtim të vendlindjes, ku u kurorëzua mbret.

Me sandale, në një Mercedes S350d dhe shoqëruar nga mikesha e tij 32-vjeçare, 64-vjeçari fluturoi për të marrë kurorën e mbretit pas vdekjes së babait.

Princi Maha Vajiralongkorn njihet për stilin e tij të shfrenuar të jetesës, përcjell mapo.al.

Shumëkush druhet se ai nuk do jetë në gjendje të jetë një mbret i mirë si i ati, Bhumibol Adulyedej.

I ndjeri adhurohej në vendin e tij, kurse i biri njihet më shumë si një playboy.

Ai është fotografuar në verë në Gjermani, ku ka në pronësi dy vila luksoze, me një veshje të çuditshme.

Ai është martuar tri herë.