Site icon Telegrafi

Sanchos i premtohet fanella me numër 7, Unitedi i bindur se do ta fitojë garën

Manchester Unitedi është i bindur se oferta për të marrë fanellën e tyre me numër 7 do të jetë e mjaftueshme që Jadon Sancho t’i zgjedh ata.

Borussia Dortmund po bën oferta për të bindur yllin anglez të qëndrojë, dhe ata janë të përgatitur t’i dorëzojnë atij një kontratë të re të përmirësuar.

Por, një marrëveshje fitimprurëse është në tavolinë edhe nga Unitedi, pasi ata synojnë ta sjellin 20-vjeçarin përsëri në qytetin e Mançesterit.

Lexo po ashtu Solskjaer harton listën e blerjeve me nëntë dëshira

Sipas mediumit The Mirror, premtimi i vendosur për t’ia dhënë fanellën legjendare me numër 7 mund të ndihmojë Unitedin për ta fituar garën.

Sancho do të ndiqte gjurmët e një mori legjendash të klubit nëse ai do të pranonte propozimin.

David Beckham, Cristiano Ronaldo , George Best, Bryan Robson dhe Eric Cantona të gjithë mbajtën numrin 7 në të kaluarën. /Telegrafi/

Exit mobile version