Telegrafi

Sancho do të refuzojë Unitedin nëse nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Ylli i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho nuk do ta konsiderojë një transferim te Manchester United nëse nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediumit The Sun, Sancho pritet të largohet nga Dortmund këtë verë, pas një sezoni mbresëlënës gjatë së cilit ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 19 asistime.

Unitedi dhe Chelsea besohet të jenë ndër favoritët kryesorë për të transferuar produktin e akademisë së Manchester City për një rikthim në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i kombinuar nga pesë ligat kryesore evropiane, mungojnë shumë yje

Por, 20-vjeçari dëshiron të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampionëve, dhe ky do të jetë një faktor në zgjedhjen e tij të ardhshme në karrierë.

Para pandemisë së coronavirusit që e ka sjellë futbollin në ndalesë, Unitedi ishte i gatshëm t’i ofrojë Sanchos një pagë prej 400 mijë funtesh në javë.

Të dy, Unitedi dhe Chelsea përballen me një pritje për të zbuluar nëse ata do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/