Jadon Sancho nuk do t’i bashkohet Manchester Unitedit së paku gjatë këtij viti.
Kështu së paku kanë raportuar mediat angleze, pasi kriza që ka kapluar klubet nga coronavirusi ka bërë që mos të ketë shpenzime të mëdha.
Kësisoj Manchester United ka ndërruar objektiv për repartin ofensivë dhe do të synojë afrimin e një futbollisti më të lirë.
Djajtë e Kuq janë duke tentuar transferimin e yllit meksikan Hirving Lozano, që aktualisht aktivizohet me Napolin në Serie A.
Sulmuesi anësor iu bashkua Napolit për 38 milionë euro verën e vitit të kaluar, por nuk ka arritur të përshtatet me futbollin italian.
Lozano ka qenë edhe më parë në listën e dëshirave të Djajve të Kuq, por tani United po synon transferimin e tij.
Napoli është gati të lejoj largimin e lojtarit nëse vije një ofertë e përafërt me shumën që kanë shpenzuar një vit më parë për transferimin e tij nga PSV Eindhoven.
24-vjeçari ka shënuar vetëm tre gola në 28 paraqitje me Napolin dhe kjo është pak për një sulmues anësorë.
Kampioni i shumëfishtë anglez është gati të ofrojë 35 milionë euro për Lozanon, por për ta transferuar atë duhet ta mundin konkurrencën e Evertonit. /Telegrafi/