Telegrafi

Sancho rikthehet në radarin e Manchester Unitedit

Manchester Unitedi e ka rikthyer interesimin për Jadon Sancho, pasi e kishte kërkuar edhe në afatine kaluar nga Borussia Dortmundi.

Djajtë e Kuq në sezonin e ri do të luajnë për herë të dytë në tri vitet e fundit në Ligën e Evropës, derisa sezonin e kaluar përfunduan në vendin e gjashtë në Ligën Premier.

Skuadra angleze mund të dështojë në transferimin e Sanchos, pasi mospjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, do t’i penalizojë po ashtu edhe nga disa afrime të tjera të mëdha.

Jadon Sancho (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Por, skuadra nga qyteti i Mançesterit ka një opsion se si t’i marrë shërbimet e talentit, vetëm nëse i ofrojnë një pagë të larte dhe një kontratë pesëvjeçare.

Lexo po ashtu Mospjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, Sanchon ngurron transferimin te United

Paul Pogba po lidhet me një kalim te Real Madridi, andaj Sancho shihet si zëvendësuesi ideal i tij, mirëpo duhet paguar 100 milionë euro te Dortmundi.

Francezi pritet të kalojë në Santiago Bernabeu për një shumë rreth 130 milionë euro, kështu që Unitedi do të ketë fonde të mjaftueshme për ta transferuar talentin në Old Trafford. /Telegrafi/