Jadon Sancho është shprehur i lumtur pas fitores së Anglisë dhe golit të tij të parë me fanellën e Tre Luanëve ndaj Kosovës.
Anglia mposhti Kosovën me rezultat 5-3 në ndeshjen e vlefshme të Grupit A në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.
Golat për anglezët i shënuan Raheem Sterling, Harry Kane, një autogol nga Mërgim Vojvoda dhe dy gola nga Sancho.
Për Sanchon, ishte një mbrëmje e veçantë, pasi ai ia dedikon golat gjyshes së tij, e cila kohët e fundit ndërroi jetë.
“Ishte ndeshje e çmendur”, ka thënë fillimisht Sancho.
“Jam i lumtur që shënova golin tim të parë për Anglinë. Goli i parë ishte një gabim i keq nga ne, por ishte një kthim i shkëlqyeshëm”.
“Do të thotë shumë për mua personalisht, dhe për familjen time është një ditë e veçantë. Unë ia kushtoj golat gjyshes sime që një tifoze e madh për mua, por për fat të keq ka ndërruar jetë”, përfundoi ylli anglez. /Telegrafi/