Që disa muaj, Manchester United është në bisedime me Borussia Dortmundin për transferimin e Jadon Sanchos.
Skuadra gjermane po kërkon 120 milionë euro nga shitja e anësori anglez, derisa Djajtë e Kuq nuk kanë ofruar më shumë se 100 milionë.
United duket se e ka humbur mundësinë për transferimin e Sanchos për këtë afat, derisa duhet të pres afatin e dimrit ose verën e vitit 2021 për të tentuar përsëri.
Nga ajo çfarë raportojnë mediat në Gjermani, bëhet e ditur se Dortmundi tani do i rrisë pagën 20-vjeçarit që aktualisht fiton gjashtë milionë euro në sezon.
Me marrëveshjen e re, Sancho do të fitojë deri në dhjetë milionë, e që kjo thuhet se ka bindur lojtarin që të qëndrojë edhe për një sezon në Signal Iduna Park.
United e di se do ta ketë të vështirë transferimin e lojtarin për verën e ardhshme, shkaku që edhe disa klube evropiane janë në garë për të. /Telegrafi/