Jadon Sancho ka qenë njëri nga futbollistët më të kërkuar në dy vitet e fundit nga skuadrat e mëdha.
Sulmuesi anësorë anglez megjithatë këtë edicion ka pasur rënie në formën e tij dhe spekulimet rreth një largimi të mundshëm janë minimizuar.
Megjithatë pas fitores ndaj RB Leipzig 3-2, Sancho ka folur rreth të ardhmes së tij, duke ndezur spekulimet për një largim të mundshëm.
Reprezentuesi anglez ka thënë se nuk di asgjë për të ardhmen, por pranon se është i lumtur te Dortmundi.
“Nuk di asgjë sa i përket të ardhmes time, krejt çfarë mund të them është se jam i lumtur te Dortmundi pasi e dua këtë klub për mundësinë që më kanë dhënë”.
“Gjithsesi të ardhmes nuk i dihet, nuk e di nëse do të mbetem këtu apo do të largohem”, ka thënë Sancho.
21-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 35 ndeshje, ku ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 18 asistime.
Manchester United, Arsenal dhe Chelsea janë tri skuadrat e interesuara për transferimin e anglezit. /Telegrafi/