Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj Chelseat në derbin që po zhvillohet në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier.
The Blues dominuan në pjesën e parë, por të dytën e filluan keq, duke bërë një gabim trashanik.
Nga një top i gabuar prej Jorginhos, përfituan lojtarët e Manchester United, duke shënuar golin e epërsisë.
Jadon Sancho realizoi në minutën e 50-të, me Djajtë e Kuq që tashmë kanë filluar të zhvillojnë lojën e tyre.
Ky ishte goli i parë për Sanchon në Ligën Premier, derisa i dyti në total te United, pasi ka shënuar edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
https://twitter.com/KibetClinton_/status/1465013095013752838