Sulmuesi anësor i Borussia Dortmund, Jadon Sancho nuk synon rikthimin në kampionatin anglez, Ligën Premier.
Sancho u transferua te Dortmundi nga Manchester City në verën e vitit 2017 duke shkëlqyer me fanellën e klubit gjerman.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Sancho të jetë i kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane.
Ish-mesfushori i Manchester Cityt gjithashtu ka qenë i lidhur me një kthim në Angli, por thotë se është i lumtur këtu ku është.
“Unë do të qëndroj këtu”, ka thënë fillimisht Sancho për Goal.
“Unë vetëm dua të luaj futboll dhe kam rastin të bëj këtë. Tani jam i lumtur”.
“Barriera gjuhësore më shqetësonte, por kur erdha këtu dhe të gjithë flisnin anglisht u rehatova”.
“Gjermanishtja ime nuk është më e mira, por po mësoj”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/