Telegrafi

“Sancho është lojtar i mbivlerësuar” – Neville del kundër transferimit të anësorit te United

Gary Neville ka bërë një deklaratë interesante për Jadon Sanchon.

Legjenda e Manchester United ka thënë se anësori anglez është një lojtar i mbivlerësuar, derisa Djajtë e Kuq qëndrojnë në garë për të.

“Më lini të shpjegoj, Jadon Sancho është talent, por ne nuk mund ta vendosim atë në kategori me yjet e botës, të cilët kanë fituar Kupa Evropiane e Botërore sezon pas sezoni”, ka thënë ai.

“Argjentina ka lojtarë si Sergio Aguero, Gonzalo Higuain, Lionel Messi dhe Angel Di Maria – sa të mirë janë ata në krahasim me Jadon Sancho? Ai nuk është as afër atyre lojtarëve, është i mbivlerësuar”.

Lexo po ashtu Jadon Sancho thuhet se ka arritur marrëveshje me Unitedin për të gjitha detajet e kontratës

“Ka lojtarë brazilian, argjentinas dhe të tjerë, ne nuk jemi kombi i vetëm në botë”, ka shtuar më tej Neville.

Manchester United shihet si favoritë për të transferuar Sanchon, derisa do t’i paguajë 100 milionë euro. /Telegrafi/