Telegrafi

Sancho e pranon se legjenda e Liverpoolit edhe Ronaldinho ishin idhujt e tij

Anësori sulmues i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, pranon se legjenda e Liverpoolit, John Barnes, ishte idhull i tij në fëmijëri.

Sancho, sikurse Barnes, ishte një lojtar i moshave të Watfordit para se të kalonte tek të rinjtë e Manchester Cityt.

Dhe tani Sancho ka shpjeguar se si legjenda e Liverpoolit e ndihmoi atë gjatë fazave të para të karrierës së tij.

Lexo po ashtu Unitedi do të paguajë shifrën e çmendur për të nënshkruar Sanchon nëse ata kualifikohen në Ligën e Kampionëve

“Babai im ishte një tifoz i madh i John Barnes. Ai kishte disa video të tij në shtëpi dhe unë i shikoja ato shumë”, ka thënë fillimisht Sancho.

“Unë e shikoja Ronaldinhon në YouTube. Kjo ishte një gjë e madhe për mua. Ai provonte gjëra që askush tjetër nuk do t’i provonte dhe kjo më bëri mua si ai”.

“Nuk kam pasur asnjë ekip që e mbështetja. Unë thjesht idolizova shumë lojtarë të shkëlqyeshëm”.

Sancho gjithashtu u pyet për thashethemet që e kanë lidhur atë me një kthim 100 milionë funtesh në Ligën Premier këtë sezon me Liverpoolin, City dhe Unitedin të cilësuara si destinacione të mundshme.

Lexo po ashtu Borussia Dortmund refuzon të ul çmimin e Sanchos, vlerëson lojtarin 110 milionë euro

“Unë nuk e di se çfarë t’i them asaj. Është e vështirë të thuash. Kjo është e ardhmja”.

“Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë, kështu që ne do të presim dhe do të shohim”, përfundoi ylli anglez. /Telegrafi/