Jesse Lingard është shfaqur si një opsion real për skuadrën e Anglisë në Euro 2020, me Jadon Sancho dhe Jack Grealish që janë informuar se mund të humbin vendin e tyre potencialisht.
28-vjeçari është aktualisht i huazuar në West Ham nga Manchester United dhe ka shënuar pesë gola në shtatë ndeshje për klubin londinez.
Ai ka qenë i përfshirë në skuadrën e fundit të Gareth Southgate dhe është paraqitur në të tre fitoret e ekipit ndaj San Marinos, Shqipërisë dhe Polonisë.
Mediumi The Sun ka zbuluar që Southgate ka qenë aq i impresionuar me formën dhe qëndrimin e Lingardit, saqë ai po përpiqet të gjejë vend për mesfushorin.
Afrimi i Lingardit dhe forma e tij me kombëtaren dhe ekipin mund të shoh Sancho dhe Grealish të humbin vendin e tyre në ekipin kombëtar të Anglisë.
Southgate tashmë është në proces të vendosjes së skuadrës së tij për Kampionatin Evropian dhe ka pranuar se tashmë ka folur me anëtarët e skuadrës.
Sancho ka qenë i rregullt për Anglinë që nga viti 2018, ndërsa Grealish hyri në skuadër në pjesën e fundit të vitit të kaluar. /Telegrafi/