Site icon Telegrafi

Sanchez: Wenger nuk po më lëshon

Wenger i ka bërë me dije sulmuesit të tij, Alexis Sanchez, se nuk heq dorë nga shërbimet e tij.

Sipas AS, sulmuesit i Arsenalit i është kërkuar për të zgjatur qëndrimin e tij në Emirates Stadium nga menaxheri francez deri në vitin 2020.

Këtë e ka deklaruar vetë sulmuesi kilian, i cili është i preferuari i Wenger.

Kiliani, i cili fitoi titullin e Kupës së Amerikës me vendin e tij këtë verë, është një objektiv transferimi për kampionët e Serie A, Juventusin.

Megjithatë, Wenger thuhet se e ka lutur 27-vjeçarin të qëndrojë në skuadrën nga veriu i Londrës edhe për pesë vjet tjera duke synuar të fitojnë bashkë titullin e Ligës Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version