Telegrafi

Sanchez vuri bast me Rojon, fiton 20 mijë funte pas shkarkimit të Mourinhos

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez ka fituar një bast prej 20 mijë funtesh me shokun e skuadrës, Marcos Rojo, që menaxheri i tyre, Jose Mourinho do të shkarkohet.

Jose Mourinho është shkarkuar gjatë fillimit të javës nga drejtuesit e Unitedit, shkaku i rezultateve jo të mira.

Në vend të tij, bordi drejtues kanë vendosur të marrin legjendën Ole Gunnar Solskjaer, i cili vjen si zëvendësues i përkohshëm.

Lexo po ashtu Mourinho u shkarkua pas kërcënimit me largim të katër anëtarëve të bordit të Unitedit

Nga shkarkimi i Mourinhos, disa lojtarë nuk kanë fituar vetëm me largimin e tij, por edhe baste me para.

Sipas mediumeve The Sun dhe Talksport, kiliani Sanchez i kishte dërguar shokëve të ekipit një mesazh në një grup të përbashkët në WhatsApp duke sugjeruar se i detyrohen me para.

Kjo e gjitha, pasi ai kishte parashikuar me të drejtë se Mourinho do të shkarkohej nga drejtuesit e klubit.

Lexo po ashtu Shaqiri: "Është faji yt", mesazhi që mora pas shkarkimit të Mourinhos

“Unë ju thashë kështu !! Durimi është gjithçka që ju duhet. Rojo ju më detyroheni me 20 mijë funte”, thuhet të ketë qenë shkrimi i mesazhit të Sanchezit.

Sanchez duket të jetë i lehtësuar që ish-shefi i tij është larguar nga klubi, ashtu sikurse edhe bashkëlojtari i tij, Paul Pogba, i cili e shfaqi me një postim në Twitter, por që u fshi më vonë. /Telegrafi