Sulmuesi i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez ka fituar një bast prej 20 mijë funtesh me shokun e skuadrës, Marcos Rojo, që menaxheri i tyre, Jose Mourinho do të shkarkohet.
Jose Mourinho është shkarkuar gjatë fillimit të javës nga drejtuesit e Unitedit, shkaku i rezultateve jo të mira.
Në vend të tij, bordi drejtues kanë vendosur të marrin legjendën Ole Gunnar Solskjaer, i cili vjen si zëvendësues i përkohshëm.
Nga shkarkimi i Mourinhos, disa lojtarë nuk kanë fituar vetëm me largimin e tij, por edhe baste me para.
Sipas mediumeve The Sun dhe Talksport, kiliani Sanchez i kishte dërguar shokëve të ekipit një mesazh në një grup të përbashkët në WhatsApp duke sugjeruar se i detyrohen me para.
Kjo e gjitha, pasi ai kishte parashikuar me të drejtë se Mourinho do të shkarkohej nga drejtuesit e klubit.
“Unë ju thashë kështu !! Durimi është gjithçka që ju duhet. Rojo ju më detyroheni me 20 mijë funte”, thuhet të ketë qenë shkrimi i mesazhit të Sanchezit.
Sanchez duket të jetë i lehtësuar që ish-shefi i tij është larguar nga klubi, ashtu sikurse edhe bashkëlojtari i tij, Paul Pogba, i cili e shfaqi me një postim në Twitter, por që u fshi më vonë. /Telegrafi