Telegrafi

Sanchez: Vuaja për të shënuar

“Qe një kohë po vuaja për të shënuar. Mendoj se jam i njëjti lojtar siç isha në fillim të sezonit. Sot më në fund erdhi goli, por mendimet e mia nuk kanë ndryshuar. Kam pasur edhe më herët shumë raste por nuk i kam realizuar”.

“Mendoj se të gjithë ne edhe ata që janë në stol, mundohen ta ndjekin shembullin e startuesve dhe kjo gjë u vërtetua në këtë ndeshje. Ekipi luajti një ndeshje të madhe”, ka thënë Sanchez për Canal+./Telegrafi/