Telegrafi

Sanchez rekomandon Turanin te Wengeri

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 26: Alexis Sanchez of Arsenal celebrates after scoring his team's second goal during the UEFA Champions League Group D match between Arsenal and Borussia Dortmund at the Emirates Stadium on November 26, 2014 in London, United Kingdom. (Photo by Jamie McDonald/Getty Images)

Alexis Sanchez ia ka rekomanduar Arsene Wengerit transferimin e Arda Turanit.

Don Balon raporton se Alexis i ka thënë Wengerit që të sjellë Turanin te Arsenali.

Turan ka dështuar që të hyjë në 11-shen e parë të Barcelonës pas transferimit të tij 24 milionë eurosh te Barca dhe spekulimet për një largim të tij vetëm sa po rriten.

Raportimet në Spanjë sugjerojnë se asi Sanchez ka kërkuar që edhe Turan të vijë për shkak të kualiteteve që ai posedon.

Mbetet të shihet nëse Wenger do të veprojë edhe pse ka thënë se Xhaka ka qenë transferi i fundit i tij në mesfushë. /Telegrafi/