Telegrafi

Sanchez puth logon e Arsenalit, Wenger thotë se nuk largohet (Video)

Arsene Wenger ka thënë se Alexis Sanchez do të qëndrojë, ndërsa ai është parë duke e puthur logon e Arsenalit.

Lojtari është i lidhur me një largim nga klubi, ndërsa ka kontratë edhe 12 muaj me Arsenalin.

“Ai është i fokusuar. Vendimi im është i qartë, ai do të qëndrojë. E ka pranuar këtë gjë”.

“Ai është mirë, shihet edhe në stërvitje. Atij i duhet të punojë, por shihet që është në formë të mirë sikurse nuk ka pushuar kurrë”.

“Mendoj që do të jetë këtu për sezonin e ri. Do të mundohem ta mbajë sa më shumë sezone këtu”, ka thënë Wenger.  /Telegrafi/