Arsene Wenger ka thënë se Alexis Sanchez do të qëndrojë, ndërsa ai është parë duke e puthur logon e Arsenalit.
Lojtari është i lidhur me një largim nga klubi, ndërsa ka kontratë edhe 12 muaj me Arsenalin.
“Ai është i fokusuar. Vendimi im është i qartë, ai do të qëndrojë. E ka pranuar këtë gjë”.
“Ai është mirë, shihet edhe në stërvitje. Atij i duhet të punojë, por shihet që është në formë të mirë sikurse nuk ka pushuar kurrë”.
“Mendoj që do të jetë këtu për sezonin e ri. Do të mundohem ta mbajë sa më shumë sezone këtu”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=d9-rADxpWGs