Site icon Telegrafi

Sanchez mungon gjashtë javë?

Arsenali mund të jetë pa anësorin Alexis Sanchez për hiç më pak se gjashtë javë.

The Sun shkruan se 27 vjeçari mori një lëndim të shkallës së ulët në muskul gjatë stërvitjeve me përfaqësuesen e Kilit.

Sulmuesi pritet t’i nënshtrohet një skanimi për të kuptuar shkallën e plotë të lëndimit.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Arsenalit

U shpresua se lëndimi nuk është serioz dhe ai do të jetë gati për ndeshjen ndaj Unitedit javën e ardhshme.

Megjithatë, në shtabin e Arsenalit frikësohen se Sanchez mund të mungojë deri në gjashtë javë, e pikërisht për dueloet e ngjeshura në kohën e krishtlindjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version