Telegrafi

Sanchez kërkon pagë ”mbretërore” për të rinovuar me Arsenalin

Alexis Sanchez ka kërkuar pagë prej dy milionë euro në muaj, e përkthyer ndryshe 24 milionë euro në vit për të nënshkruar kontratë të re me Arsenalin, shkruan The Mirror.

Manchester City, Bayern Mynih dhe Chelsea janë ekipet që kërkojnë të transferojnë futbollistin e Kilit, kërkesë që vështirë se mund të plotësohet edhe nga këto klube.

Oferta e Arsenalit është 1,2 milion euro në muaj ose më saktë 14.4 milion euro në vit dhe nëse nuk nënshkruan kontratën, transmeton Telegrafi.

Klubi nga Londra ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që ai të transferohet te ndonjëri nga ekipet kundërshtare në Ligën Premier.

Nëse Sanchez nuk e vazhdon kontratën dhe ai nuk shitet këtë verë, Sanchez do të largohet verën e ardhshme si lojtar i lirë. /Telegrafi/