Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka qenë trajneri më i mirë në Ligën Premier gjatë katër viteve të fundit, sipas homologut të tij nga Watford, Quique Sanchez Flores.
Tri fitore nga 11 ndeshjet e para të sezonit nga Tottenahami ka çuar në pyetjet e bëra për të ardhmen e Pochettinos, vetëm katër muaj pasi drejtoi klubin drejt finales në Ligën e Kampionëve.
Spurs pësuan humbje të rënda ndaj Bayern Munichut dhe Brightonit para pushimit ndërkombëtar dhe rikthehen në aksion me një ndeshje në shtëpi kundër Watfordit të shtunën.
Trajneri i Watfordit, Flores e njeh mirë Pochettinon që nga koha e tyre duke luajtur në La Liga dhe e vlerëson lartë argjentinasin.
“Unë e dua atë. Ai është trajneri më i mirë në Ligën Premier në katër vitet e fundit, sipas mendimit tim”, ka thënë fillimisht Flores.
“Kur isha për herë të fundit te Watfordi mendova se ai ishte trajneri më i mirë në mënyrën se si ai lëvizte ekipin dhe mënyrën se si luajti ekipi i tij”.
“Sigurisht që tani është një moment i vështirë për të dhe për ekipin, por për mua ai është trajneri më i mirë në katër vitet e fundit në Ligën Premier”, përfundoi ai. /Telegrafi/