Telegrafi

Sanchez Flores: Do ta mposhtim Chelsean

Atletico sonte pret Blutë në Vicente Calderon, ndërsa humbja në këtë ndeshje, virtualisht do të eliminonte spanjollët nga gara e mëtutjeshme në Ligën e Kampionëve..

“Kemi dy ndeshje të mëdha, kundër Chelseat dhe Real Madridit, që do të na shërbejnë për motivim shtesë, për lojtarët dhe tifozët”.

“Nuk jam duke menduar t’i pushoj lojtarët për ndeshjen kundër Madridit. Do të inkuadroj skuadrën time më të fortë”, ka thënë Sanchez Flores në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/