Alexis Sanchez ka thënë se e ka lënë Arsenalin për të kaluar te Manchester United, pasi dëshiron të fitojë gjithçka në futboll.
Kiliani u largua nga Arsenali, kur i kishin mbetur vetëm edhe gjashtë muaj kontratë. Klubet arritën marrëveshje që ta ndërrojnë kilianin me Henrikh Mkhitaryan.
Alexis ka folur duke treguar arsyen pse erdhi te Manchester United.
“Mendoj që Manchester United, prej që jam i ri dhe jo që jam këtu tani, pasi jam i sinqertë, është klubi më i madh anglez. Kjo është ajo që mendoj”.
“Ka shumë klube të mëdha, kam luajtur edhe për Arsenal, edhe ata janë të tillë. Është klub i madh dhe kam luajtur edhe aty”.
“Por, duke ardhur këtu, duke parë në simbolin, mendoj se te United duhet të fitojë gjithçka, sepse është një klub i tillë, i madh”.
“Kam ardhur këtu për të fituar [trofe]. U largova nga Arsenali sepse dëshiroja të zhvillohesha dhe të mësoja si lojtar dhe të provoja një klub të ri”.
“Manchester United është një klub i madh në skenën globale. Kam ardhur këtu për të fituar gjithçka, përndryshe nuk do të kisha ardhur këtu”, ka thënë Sanchez.
Alexis ka gjetur edhe rrjetën me United në ndeshjen ndaj Huddersfield Town. /Telegrafi/