Alexis Sanchez i Machester United është dënuar me 16 muaj burg për fshehjen e taksave nga autoritet spanjolle.
Kiliani nuk ka paguar 983,443 euro gjatë viteve 2012 dhe 2013 kur ishte pjesë e Barcelonës.
Sanchez nuk mori pjesë në gjykatë, por u lidh me video në janar, për të dëshmuar për periudhën e tij kur luante në Camp Nou.
Dënimin e tij lojtari nuk do të mbajë në burg, ndërsa ka vendosur që ta paguajë pjesë e papaguar dhe interesat.
Edhe shokët e Sanchez te Barcelona, Lionel Messi dhe Javier Mascherano, kanë dënuar për të njëjtën gjë.
Messit iu ishin dhënë 21 muaj burg, ndërsa Mascheranos një vit.
Sanchez tani është lojtar i Manchester United, ku kaloi nga Arsenali. /Telegrafi/