Site icon Telegrafi

Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader dënohet me katër vjet e gjysmë burg

Gjykata e Lartë në Zagreb sot dënoi ish-kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader, me 4,5 vjet burg për veprën penale të marrjes dhe dhënies së ryshfetit në rastin “Planinska”.

Sanader u dënua për shkak të shumës prej 17 milionë kuna ose mbi 2 milionë euro që kishte kërkuar dhe të cilat i kishte marrë nga Stjepan Fioliq, kompania e të cilit ia shiti ndërtesën Ministrisë së Zhvillimit Rajonal në rrugën “Planinska”, në Zagreb.

Mladen Mlinareviq, kompania e të cilit ekzagjeroi vlerën e ndërtesës dhe Fioliq, i cili është deklaruar fajtor, janë dënuar me nga një vit burg me kusht.

Asnjë nga të dënuarit nuk erdhi në gjyq dhe aktgjykimi përfundimtar, sipas procedurës së zakonshme, do të njoftohet nga gjykata në muajin e ardhshëm. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version