Telegrafi

‘San Siro’ fillon të mbushet me tifozë (Foto/Video)

Disa minuta para fillimit të ndeshjes Milan – Shkëndija, mijëra tifozë kanë zënë tanimë vend në shkallët e stadiumit.

Dy skuadrat kuq e zi do të përballen në kuadër të ‘Play-Off’-it në Ligën e Evropës.

Grupi i tifozëve të Shkëndijës, ‘Ballistët’ janë ende jashtë stadiumit dhe po presin të futen brenda.

Fotot janë bërë nga gazetari i Telegrafit i dërguar në Milano për ta përcjellë nga afër ndeshjen. /Telegrafi/