Telegrafi

San Leon Energy impiant të gazit dhe karburanteve në Durrës

Me këtë aprovim i hapet rruga ndërtimit të 300 kilometra të hapësirës së projektit. Programi i quajtur “3D” parashikon që prej vitit 2012 të nisë zbatimi për përpunimin e gazit, raportoi të premten agjencia e lajmeve AMA.

Lloji i gazit në fushën A4-1X është zbuluar për herë të parë më 1983 në jug të Shqipërisë, 30 km nga Durrësi. Zbulimi mundësoi 38 milionë fuçi me karburant dhe150 bilion kub me gaz. Firma “San Leon Energy” është e fokusuar në aktivitetin e saj në Evropë dhe Afrikën e Jugut, me kërkime, përpunime dhe nxjerrje të gazit.

Kompania që zotëron 75 për qind të operimit në treg, deklaroi se partneri i saj “Beach Energy” ka rënë dakord që të paguajë 50 % të kostos së shpenzimeve në programin “3D”, që më vonë do i garantojë edhe një përqindje fitimi në këtë aktivitet nga licenca. Drejtuesi ekzekutiv Oisin Fanning tha se ky projekt është një katalizator për projektin e tyre në Shqipëri.

"Ne shikojmë një potencial të madh në Shqipëri dhe besojmë se do ia arrijmë të kemi sukses në këtë program zbulimi", tha ai. Aprovimet dhe licencat jepen me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë dhe aprovim të qeverisë. /Telegrafi/