Telegrafi

San Antonio gjunjëzon Lakers, Cavs i kthehen fitores me LeBronin (Video)

San Antonio Spurs e kanë mposhtur LA Lakers në derbin e mbrëmjes së kaluar në NBA me rezultat 116-107.

Spurs ishin të pakapshëm në këtë takim për Lakers, të cilët vuajtën nga mungesa e D’Angelo Russell.

Leonard me 23 pikë e 12 kërcime, LaMarcus Aldridge me 23 pikë dhe Pau Gasol e Tony Parker me nga 16 pikë ishin më të mirët e këtij takimi.

LeBron James me 21 pikë dhe Kyrie Irving me 25 pikë e 11 asistime ishin më të mirët në fitoren e Cleveland Cavaliers me rezultat 104 – 81 në Quicken Loans Arena.

Cavs përmirësojnë kështu rekordin e tyre në nëntë fitore dhe dy humbje këtë sezon.

Nga ana tjetër fitore të thellë shënoi Golden State ndaj Bostonit në udhëtim me rezultat 104-88, shkruan Telegrafi. Shkëlqeu Klay Thompson me 28 pikë, teksa Durant realizoi 23 pikë dhe Curry vetëm 16 pikë.

Oklahoma shënoi fitoren e dytë radhazi, kurse viktimë ishte Brooklyn Nets.

Me triple double prej 30 pikë, 11 kërcime dhe 13 asistime, Westbrook kompletoi një super ndeshje në duelin e 600-të të tij në NBA për fitoren e skuadrës së tij me rezultat 124-105.

Aktualisht në konferencën perëndimore prinë LA Clippers që ka 11 fitore dhe 2 humbje, pasuar nga Golden State me 10 fitore dhe dy humbje dhe San Antonio me 10 fitore dhe tri humbje.

Me 10 fitore dhe dy humbje prinë konferencën lindore Cleveland Cavaliers, teksa më serioz po duken Atlanta që ka nëntë fitore dhe tri humbje në vendin e dytë në Lindje. /Telegrafi/