Telegrafi

Samung App Store arrin në 100 milionë shkarkime

Samung App Store fillimisht ishte hapur në qershor të vitit 2010, ndërsa sot ka arritur në 13 mijë aplikacione të cilat përdoruesit e Samsung mund t’i shkarkojnë në telefonat e tyre mobil, apo edhe televizorët shtëpiak të këtij prodhuesi.

Sipas statistikave të Samsung, vetëm përdoruesit e Francës, Gjermanisë dhe Spanjës kanë arritur të shkarkojnë rreth 40 për qind të totalit të aplikacioneve, prej fillimit të operimit të këtij dyqani virtual.

Mirëpo, nëse e krahasojmë shifrën e 100 milionë shkarkimeve nga dyqani virtual i Samsung, me atë që ka arritur Apple, që është mbi 10 miliardë, atëherë arritja e Samsung nuk është edhe aq e vërejtur, duke e marrë parasysh që prodhuesi i iPhone tashmë ka mbi 350 mijë aplikacione në dyqanin e saj virtual.

Të gjithë përdoruesit e Samsung që shkarkojnë aplikacionet mobile nga Samung App Store gjatë datës 25 mars deri më 30 prill do të fitojnë edhe dhurata nga Samsung.

Shpërblimet përfshijnë produkte si Samsung Galaxy Tab, Galaxy Player, USB dhe kredi për blerjen e aplikacioneve në dyqanin virtual të kësaj kompanie. / Telegrafi /