Samuel Nikaj ka zyrtarizuar largimin nga Vushtrria, pasi e ngriti klubin në Superligë.
Shkak është dorëheqja e kryesisë dhe gjendja kaotike në klub. Ai falënderoi Vushtrrinë për mbështetje.
“Duke pare situatën e krijuar ne klub , me tërheqjen e kryesisë , largimin e disa lojtareve te rendesishem e shohe te pamujtun qendrimin tim ne klub”.
“Prandaj po tërhiqem me pershtypjet me te mira per qytetin e Vushtrrise , per bashkepuntoret e mi , dhe per te gjithe lojtaret pa perjashtim, pa harruar tifogrupin FORCA.
“Shpresoj qe situata te ndryshoje per mire , dhe skuadra te vazhdoje me sukses rrugetimin ne superlige. Respekte Vushtrri”, shkroi Nikaj.
Nikaj në Kosovë e ka futur në Superligë edhe Flamurtarin e Prishtinës. /Telegrafi/