Telegrafi

SamsungS Health tani në të gjitha pajisjet Android

Samsung e ka lansuar aplikacionin S Health në Play Store në fillim të këtij viti, me mbështetje të kufizuar telefonat e zgjedhur të linjës së saj Galaxy në Android 5.0.

Por versioni i ri tani po zgjerohet, duke ua mundësuar të gjitha pajisjeve që bazohen në Android e që janë të konsiderueshme në numër ta kenë të përfshirë aplikacionin e saj për shëndetin, në të gjitha pajisjet që punojnë me Android 4.4 KitKat dhe versionet më të reja.

S Health ofron një gamë të gjerë të tipareve, duke përfshirë aftësinë për ta ndjekur aktivitetin e përdoruesit, konsumin e kalorive, ekspozimin ndaj rrezeve UV dhe madje edhe matjen e oksigjenit, kur telefoni përdoret në bashkëpunim me sensorët e pajisjeve tjera harduerike. (Telegrafi)