Site icon Telegrafi

Samsung zbulon procesorin e ri Exynos 990, do të fuqizoj telefonin Galaxy S të 2020, është 20 për qind më i shpejtë

Nëse jeni kurioz për performancën e telefonit të vitit të ardhshëm Galaxy S, ka lajme të mira – telefoni do të marrë një rritje të performancës. 

Samsung njoftoi procesorin e gjeneratës së ardhshme SoC, Exynos 990, i cili do të jetë në përgjithësi 20% më i shpejtë, pavarësisht nëse ai po kryen detyra të zakonshme, shpejtësinë e grafikës ose efikasitetin e energjisë.

Ndërtuar me 7-nanometër (nm) teknologji të procesit, SoC përfshin GPU Mali-G77, dhe mbështet LPDDR5. 

Përbëhet nga dy bërthama Cortex-A76, me performancë të lartë dhe katër bërthama Cortex-A55 me fuqi të efektshme. 

Për më tepër, çipi gjithashtu integron një njësi të përpunimit me dy bërthama (NPU) dhe përpunuesin e sinjalit dixhital të përmirësuar (DSP).

Samsung zbuloi gjithashtu Exynos Modem 5123, një çip 5G i aftë për shpejtësi të shkarkimit deri në 7.35Gbps.

Prodhimi për të dy procesorët është planifikuar të fillojë deri në fund të këtij viti, dhe ka të ngjarë të shohim se do të dalë në debutimin e tij në Galaxy S 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version