Telegrafi

Samsung zbulon kohën e lansimit në treg të Galaxy Fold – vjen në shtator

Samsung tani zyrtarisht ndan informacion rreth disponueshmërisë së Galaxy Fold. 

“Samsung ka marrë kohë për të vlerësuar plotësisht dizajnin e produktit, për të bërë përmirësimet e nevojshme dhe për të kryer teste rigoroze për të vërtetuar ndryshimet që bëmë” – Samsung.

Ndryshimet përfshijnë përforcime shtesë, duke shtrirë shtresën mbrojtëse të pajisjes përtej kornizave, si dhe forcimin e kapseve duke shtuar mbrojtëse. 

Gjiganti i teknologjisë gjithashtu po punonte në përmirësimin e përvojës së përdoruesit të telefonit të palosshëm, që do të thotë se Samsung gjithashtu u përqendrua në anën softuerike të gjërave, duke optimizuar pamjen, aplikacionet etj.

Pajisja është tani në fazën përfundimtare të testimit të produktit dhe Samsung thotë se Galaxy Fold do të jetë në dispozicion të klientëve në tregjet e përzgjedhura, duke filluar nga shtatori. 

Datat specifike do të ndahen kur jemi më afër lansimit, thuhet nga Samsung. /Telegrafi/