Telegrafi

Samsung Z3 në Tizen mund të prezantohet gjatë muajit të ardhshëm

Samsung do të mbajë ngjarjen e kushtuar zhvilluesve të cilën e ka quajtur Tizen Developer Summit, e cila do të mbahet më vonë gjatë këtij muaji, në Indi.

Pajisja thuhet të ketë procesor katër bërthamësh 1.3GHz, RAM memorie prej 1.5 GB dhe hapësirë të brendshme me kapacitet prej 8GB.

Specifikat tjera të pajisjes përfshijnë ekranin 5 inç në HD me rezolucion prej 1280×720 pikselëve, si dhe kamera prej 8mp (të pasme) dhe 5mp kamerë frontale. (Telegrafi)