Telegrafi

Samsung xhiroi një reklamë fantastike për Galaxy S22 Ultra

Samsung këtë javë prezantoi serinë e re të telefonave celularë Galaxy S22.

Kompania koreano-jugore ka publikuar së fundi një reklamë për modelin më të mirë S22 Ultra.

Lexo po ashtu Sa kushton telefoni i mençur Samsung Galaxy S22, S22+ dhe S22 Ultra

Në reklamë shihet një merimangë që shikon nga përmes dritares së apartamentit në të cilin ndodhet dhe në një billbord të madh vëren kamerat e pasme të S22 Ultra, të cilat i ngjajnë syve të merimangës.

Merimanga bie në dashuri me shikim të parë ndërsa në sfond dëgjohet kënga e Nazaretit, “Love Hurts”.

Lexo po ashtu Dizajn i ri, kamerë më profesionale dhe procesor më të avancuar - Samsung prezanton serinë Galaxy S22

Ndërkohë, billbordi po hiqet, por pronari i tij merr një dërgesë, celularin e ri Galaxy S22 Ultra, me të cilin po fotografon “kafshën e tij”.

Ndryshe, tashmë kompania ka zbardhur edhe çmimet e telefonave të rinj si dhe tabletëve. /Telegrafi/