Samsung këtë javë prezantoi serinë e re të telefonave celularë Galaxy S22.
Kompania koreano-jugore ka publikuar së fundi një reklamë për modelin më të mirë S22 Ultra.
Në reklamë shihet një merimangë që shikon nga përmes dritares së apartamentit në të cilin ndodhet dhe në një billbord të madh vëren kamerat e pasme të S22 Ultra, të cilat i ngjajnë syve të merimangës.
Merimanga bie në dashuri me shikim të parë ndërsa në sfond dëgjohet kënga e Nazaretit, “Love Hurts”.
Ndërkohë, billbordi po hiqet, por pronari i tij merr një dërgesë, celularin e ri Galaxy S22 Ultra, me të cilin po fotografon “kafshën e tij”.
Ndryshe, tashmë kompania ka zbardhur edhe çmimet e telefonave të rinj si dhe tabletëve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=PTMc9V1Or7Q