Site icon Telegrafi

Samsung Veyron – modeli që palohet prezantohet në tregun kinez!

 

Samsung pritet të sjell një telefon të ri me ekran që palohet.

Siç duket, Samsung ka besim në telefonat e palueshëm. Aq shumë, sa që një produkt i tillë pritet të hyjë në linjën e telefonave Galaxy Golden që kompania jugkoreane është duke i bërë gati për treg.

Pajisja pritet të paketojë procesorin Exynos 8890, ekran AMOLED dhe kamera të standardit të Galaxy S7.

SamMobile ka bërë të ditur se kjo pajisje do të thirret Veyron. Për më shumë është bërë e ditur edhe se Veyron do të ketë ekran 3.9 inç dhe kamerat prej 15 dhe 5 megapiksel. Megjithatë, Veyron pritet të dal vetëm në tregun kinez.

Exit mobile version