Telegrafi

Samsung thyen rekordin e të hyrave dhe fitimit

Ky është tremujori më i mirë i Samsung ndonjëherë, ndërsa të hyrat dhe profiti i kompanisë kanë ardhur kryesisht nga numri i madh i telefonave të mençur të shitur, të cilët llogariten se i kanë sjell kompanisë rreth 40 për qind të të hyrave.

Njësia e telefonave mobil e Samsung ka sjell një profit prej 2.6 trilion dollarësh për tremujorin e fundit të vitit, ndërsa prodhuesi jug-korean ka shitur mbi 35 milionë telefona të mençur mobil për këtë periudhë kohore.

Përveç telefonave mobil, Samsung ka shitur edhe shumë ekrane panel si dhe semi-konduktor, të cilët i kanë sjellë një pjesë të madhe të hyrave kompanisë. / Telegrafi /