Samsung ka njoftuar se këtë vit pret që të shesë një total prej 100 milionë pajisjeve mobile të linjës Samsung Galaxy S dhe Galaxy Note.
Sasia prej 100 milionë pajisjeve përfshin telefonat dhe fabletët si: Samsung Galaxy Note 2, Galaxy Note 3, Samsung Galaxy S3 dhe Samsung Galaxy S4.
Megjithatë, kjo shifër nuk përfshin të gjitha pajisjet e tjera mobile dhe tabletët të cilët Samsung i shet, prandaj e njëjta është shumë mbresëlënëse, duke marrë parasysh se 100 milionë njësi pritet të shiten vetëm nga dy linja të pajisjeve të Samsung – fabletët Note dhe telefonat e mençur Galaxy S.
Shitjet e telefonave të avancuar të kompanisë Samsung kanë pasur një ngadalësim, edhe pse kompania është ende duke shitur më shumë sesa ka shitur vitin e kaluar. Megjithatë, thuhet se shitjet e Samsung nuk i kanë përmbushur objektivat e brendshme të kompanisë.
Ne më parë ishte thënë se Samsung pritet ta prezantojë modelin e ri të telefonit të saj, Galaxy S5, në janar të vitit të ardhshëm, dhe se gjenerata e pestë e telefonit të kësaj linje do të dal në shitje në muajin shkurt. / Telegrafi /