Site icon Telegrafi

Samsung të krijojë tablet që e lexon trurin tonë!

Sipas Technology Review thuhet se laboratori i kompanisë i njohur si Samsung Emerging Technology Lab është në partneritet me Universitetin e Teksasit, me të cilët janë duke studiuar mundësinë e sjelljes së “kontrollit të trurit në pajisjet mobile”, ndërsa qëllimi është që njerëzve të palëvizshëm tu mundësohet lidhja me botën.

Samsung dhe profesorët e Universitetit të Teksasit ende nuk janë gati në nxjerrjen e një prototipi të pajisjes, mirëpo media raporton se planet aktuale përfshijnë mundësinë e krijimit të tabletit që lexohet nga mendja.

Kjo do të bëhet e mundur përmes vërejtjes së sjelljeve të përsëritshme vizuale, të cilat do t’i japing sinjal pajisjes mobile për të lëshuar një komandë. Për shembull, njerëzit mund të hapin një aplikacion në tabletin e tyre vetëm duke u koncentruar në një ikonë, përmes lëvizjes së syve me një shpejtësi të dallueshme nga pajisja kompjuterike. / Telegrafi /
 

Exit mobile version