Burime të shumëfishta raportojnë se Samsung ka të ngjarë të kapërcejë Galaxy Tab S5 dhe në vend të kësaj të lansoj Galaxy Tab S6, si një produkt tablet anësor.
Para MWC 2019, Samsung prezantoi zyrtarisht Galaxy Tab S5e, por duket sikur versioni jo ‘e’ do të jetë Galaxy Tab S6.
Tableti thuhet se do të shfaqë një ekran 10.5-inç dhe do të mundësohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 855.
Gjithashtu do të ofrojë opsionet e ruajtjes prej 128GB dhe 256GB dhe përmban një ngarkues magnetik në anën e pasme, dhe stilolapsi S-Pen mund të ketë aftësi të ngjashme Bluetooth me atë të Samsung Galaxy Note 9.
Fotot që shihni më lart sugjerojnë konfigurimin e dyfishtë të kamerës së prapme, modelet WiFi dhe LTE, dhe opsionet e ngjyrës Grey, Blu dhe Brown.
Sa i përket një lansimi zyrtar, kjo mund të ndodhë në ngjarjen ‘Unpacked’ të Note10 të 10 gushtit, ose më vonë në IFA 2019. /Telegrafi/