Telegrafi

Samsung të fitojë 1 miliardë dollar nga Microsoft, për krijimin e pajisjeve në Windows Phone?

Sipas një raporti nga Eldar Murtazin, thuhet se Microsoft është në bisedime me Samsung për ta shtyrë këtë të fundit të krijojë edhe disa modele të reja të telefonave në Windows Phone, dhe si kundër-shpërblim Samsung do të fitonte 1 miliardë dollar nga Microsoft.

Megjithatë, dihet se Samsung nuk ka ndonjë nevojë të madhe për kesh, si dhe në anën tjetër kompania aziatike është duke u munduar që të pavarësohet nga Android, pasi që është në krijim të platformës së saj mobile – Tizen OS. Por, ka zëra që thonë se një ofertë e tillë nga Microsoft, mbase do ta ndihmojë kompaninë Samsung që të largohet paksa nga Android, që të jetë më e pavarur.

Samsung është lojtari kryesor në tregun e telefonave të mençur mobil sot, ndërsa Microsoft është duke synuar të përfitojë nga pozita e Samsung, dhe të bëjë që sa më shumë njerëz të kenë në dorë pajisjet e tyre të cilat bazohen në Windows Phone. / Telegrafi /