Telegrafi

Samsung të dal me “vrasësin e iPhone”?

Më saktë, prodhuesi jug-korean, kompania Samsung, ka thënë se do ta bëjë një “njoftim të madh të produktit” në një ngjarje të cilën e ka caktuar për 29 gusht të këtij viti.

Në njoftimin e Samsung nuk thuhet shumë se për çfarë produkti bëhet fjalë, mirëpo të gjitha indikacionet janë se do të jetë një telefon i ri i mençur, me të cilin Samsung do të garojë direkt me ikonën e kompanisë Apple, iPhone.

Samsung Galaxy SII bazohet në sistemin operativ të Google, platformën Android, dhe i njëjti tashmë ka qenë prezent në tregjet e Evropës dhe Azisë për më shumë se 3 muaj, dhe ka arritur të shitet në më shumë se 5 milionë njësi. / Telegrafi /