Telegrafi

Samsung të blejë krijuesin e Siri?

Nuance përdoret nga një numër i aplikacioneve mobile që mbështesin funksionet me zë, duke përfshirë ata në TV, telefona të mençur mobil, GPS, dhe në mësin e atyre që e përdorin teknologjinë e kompanisë është edhe asistenti digjital i Apple me zë, aplikacioni i famshëm Siri.

Samsung gjithashtu përdor teknologjinë e Nuance në telefonat, tabletët dhe televizorët e saj, mirëpo nuk është e vetmja kompani që e bën këtë, pasi që në këtë mes janë edhe kompanitë si Daimler (prodhuesi i veturave) dhe Nintendo, si dhe Microsoft Cortana dhe Google Now.

Vitin e kaluar, kompania kishte të hyra që arrinin në 1.86 miliardë dollarë, ndërsa vlera e përgjithshme e kompanisë vlerësohet diku rreth 5.5 miliardë dollarë, ndërsa aksionari kryesor i kompanisë është Carl Icahn. / Telegrafi /