Telegrafi

Samsung do ta prezantojë gjatë javës që vjen Galaxy A

Më 12 dhjetor, dashamirësit e smartfonëve nga Samsung, kanë mundësi të shohin një model të ri.

Gjatë javës që vjen, mund të lansohet Galaxy A, i cili është paralajmëruar nëpërmjet një videoje, që ka rrjedhur në YouTube nga Samsung Vietnam, transmeton Telegrafi.

Në përgjithësi, videoja është më shumë sikur një paralajmërim për smartfonin e ri, se sa ndonjë reklamë që tregon dukjen konkrete që do ta ketë Galaxy A.

Kur të jenë treguar shumë telefona që Galaxy i ka prezantuar gjatë kohës, shfaqet më në fund edhe i riu, që është më i madh se të tjerët.

Hapësira e vogël në mes të pjesës së sipërme, sikurse të Galaxy Note 10, është lënë për të mundësuar një kamerë për selfie. Gjatë videos, shihet edhe pjesa e pasme e këtij smartfoni, që sikurse iPhone 11, e ka një kamerë të madhe.

Sipas njohësve të smartfonëve, nëse Samsung Galaxy A prezantohet më 12 dhjetor, mund të lansohet gjatë vitit që vjen.

Njëjtë sikur smartfonët tjerë në treg, do të krijohet me kamera të fuqishme dhe bateri që zgjatë, sa më shumë. /Telegrafi/