Telegrafi

Samsung SUHD TV me 88 inç prezantohet në tregun amerikan

Samsung ka njoftuar se është duke e lansuar modelin e ri të televizorit të saj SUHD  TV 2016 në SHBA dhe ka një gamë të gjerë të modeleve për të zgjedhur me ekrane të madhësive të ndryshme që arrijnë deri në 88 inç.

Modelet e reja të televizorëve SUHD sigurojnë më shumë ndriçim, ngjyra më të vërteta dhe qartësi për çdo mjedis ku shikojmë TV,” tha Dave Das, Zv. President për Samsung Electronics America.

“Çka është e re këtë vit është përvoja jonë për ripërcaktimin e TV të mençur. Ne kemi dëgjuar klientët tanë dhe kemi bërë që ata ta shijojnë përmbajtjen në mënyrën më të lehtë ndonjëherë. ”

Samsung SUHD TV sjellin 10 bit Quantum Dot Display, që e vendosin standardin 1,000-nit HDR me ngjyrat më vibrante për kontrast dhe ngjyrat më të mira. Opsioni Ultra Black.