Site icon Telegrafi

Samsung: Strategjia e re është paketimi i teknologjisë së avansuar në telefonat mesatar

Ndërkohë që jemi mësuar me ardhjen e teknologjisë së avansuar me një telefon premium të prodhuesit, Samsung ka njoftuar se do të ndërroj këtë plan në një strategji të re për të rritur shitjet.

Në një intervistë të CNBC me presidentin e Samsung të komunikimeve mobile, DJ Koh, ai deklaroi se plani i tij i rishikuar është të futë teknologjinë e re në pajisjet mesatare të kompanisë, në vend të modeleve të saj premium, nga ky vit e tutje.

Duke konsideruar se 2018 tashmë ka parë lansimin e telefonave të lartë si Galaxy S9 dhe Galaxy Note 9 të kompanisë koreano-jugore, kjo do të thotë se ne mund të presim një tipar të ri emocionues në një nga telefonat e Samsung Galaxy A, që me sa duket do të mbërrijë më vonë këtë vit, raporton Tech Radar.

Mund të shtrohet pyetja, pse ky ndryshim? Me çmimet gjithnjë në rritje të telefonave premium në mesin e lojtarëve kryesorë, Samsung po kërkon të konkurrojë direkt me lojtarët si Huawei, Oppo dhe prodhuesit e tjerë kinezë që ofrojnë specifika të nivelit të lartë për një çmim të zvogëluar.

Në mënyrë të ngjashme, zhvendosja është një përpjekje për të tërhequr “të rinjtë që nuk mund të përballojnë çmimin e telefonave premium”, pasi Koh ka deklaruar se ai ka ndërmend të “japë risi kuptimplotë” ndaj kësaj demografie, pa pasur nevojë të ngriten çmimet.

Megjithëse Samsung nuk ka bërë të ditur se çka “teknologjia e re dhe diferencimi” në të vërtetë përfshijnë, në qoftë se kjo intervistë merret për bazë, duhet ta shohim atë në një telefon të ri mesatar para përfundimit të vitit.

Exit mobile version